Kylian Mbappe merr vendimin për të ardhmen, ia komunikon edhe presidentit Al Khelaifi. Real Madrid mbetet thatë…

Real Madrid duhet të presë për të shijuar magjitë e Kylian Mbappe ndërsa PSG ka mundësi të fitojë diçka të rëndësishme këtë sezon pasi do të ketë në dispozicion lojtarin më të lakuar të kontinentit.

Kylian Mbappe ka vendosur të qëndrojë në Paris deri në qershorin e vitit 2024. Sulmuesi francez do të respektojë kontratën që e lidh me klubin aktual deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe këtë ia ka bërë të ditur presidentit Al Khelaifi në një takim që ka zhvillar me të kokë më kokë.

140 milionë do të përfitojë numri 10 nga kontrata në vitin e fundit pasi 80 milionë është shuma e bonusit të besnikërisë që si për ironi cilësohet “tradhti” nga drejtuesit e lartë të klubit.

Në këtë mënyrë Real Madrid duhet të presë datën 30 qershor për t’u hedhur në sulm e ndoshta një gjë të tillë mund ta bëjë që në janar kur rregullorja ia lejon të diskutojë me një lojtar në përfundim kontrate.