Napoli nuk do të pranoj asnjë ofertë për Osimhen

Victor Osimhen ishte një nga lojtarët më të mirë sezonin e kaluar.

Ai ndihmoi Napolin të fitonte Serie A dhe të arrijë deri në çerekfinale të Champions League.

Corriere della Sera ka raportuar se Roberto Calenda, agjenti i Osimhen, ishte në zyrat e Napolit dje, ku zhvilloi një takim për një marrëveshje pesëvjeçare dhe një rritje page.

Al Hilal është gati të ofrojë rreth 180 milionë euro për lojtarin, por Napoli nuk po dëgjon asnjë nga ato oferta.

Më shumë se çdo gjë, me një kohë të kufizuar të mbetur në afatin kalimtar të verës, Napoli beson se nuk ka kohë të mjaftueshme për të zgjidhur potencialisht një zëvendësues për nigerianin, i cili dëshiron të qëndrojë.