Manifest i partive të koalicionit për eurointegrimet!
(Pa dorashka)
Medai Shaholli
Partitë e koalicionit qeverisës të ‘drzhavës Severna’ dje kanë dalë me një ‘manifest’ për të kërkuar mbështetje për eurointegrimet nga të gjitha partitë parlamentare.
Manifesti i tyre kërkon një mobilizim të gjerë nga të gjitha partitë parlamentare që të angazhohen për mbarëvajtjen e vazhdimit të bisedimeve për hapjen e bisedimeve me BE-në, duke kërkuar nga të gjithë përgjegjësi duke votuar ndryshimet kushtetuese për ta mbyllur këtë kapitull të rëndësishëm në betejën e parë të eurointegrimeve.
Hedhja e fishekzjarreve nga ana e koalicionit qeverisës me ‘manifestin’ e tyre për të paraqitur atë si nisjen e mbarë drejt hapjes së plotë të portës së madhe të Brukselit, nuk janë garancë për barazinë dhe demokracinë në vend, pasi ato nuk kanë në agjendën e tyre fshirjen e 20% nga kushtetuta e ‘drzhavës’, por do të vazhdojnë të ruajnë supremacinë e kombit dhe gjuhës sllavo-maqedone si ‘pravi gospodari të drzhavës’, ku shqiptarët edhe më tej do të vazhdojnë të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.
Partiçkat tona politike të opozitës janë në unison të plotë me ‘manifestin’ e partive të koalicionit mbi agjendën e eurountegrimeve duke e lënë në sirtar për njëherë tjetër fshirjen e 20% të turpit nga kushtetuta shovene e ‘Severnës’!
Partiçkat tona kanë bërë pakt me djallin që nga themelimi i tyre se nuk do të kërkojnë zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe status të barabartë me sllavo-maqedonët por, do t’i shërbejnë pushtetit si vasali despotit.
Ndaj, çdo nismë e partive të koalicionit qeverifës të premierit Dhimo qënuk parasheh fshirjen e nofkës famëkeqe të 20%, nuk i shërben shqiptarëve por çimentos për dekada pandryshueshmërinë e kushtetutës shovene që përdhos shqiparë dhe identitetin tonë gjuhësor.
Vula e tradhtisë dhe e turpit ka rënë tashmë mbi partiçkat tona, të cilat për hir të pushtetit dhe karrierës shkelën interesat kombëtare!