Me postimin e fundit, Bella Hadid u tregoi të gjithëve se “të vuash” është njerëzore, por “të dorëzohesh” JO

Me postimin e fundit, Bella Hadid u tregoi të gjithëve se “të vuash” është njerëzore, por “të dorëzohesh” JO

Bella Hadid ndau me të gjithë fansat e saj së fundi disa foto nga beteja me sëmundjen Lyme, duke treguar edhe një herë tjetër që vijon të jetë nën efektin e vazhdueshëm të trajtimeve.

Modelja 26-vjeçare, e cila u diagnostikua me sëmundjen në vitin 2013, ka qenë gjithmonë e hapur për trajtimet e saj për sëmundjen Lyme.

Trajtimi standard për sëmundjen Lyme është një larmi antibiotikësh, të cilët janë më efektivë kur merren menjëherë pas infeksionit. Por disa njerëz thonë se vazhdojnë të ndiejnë dhimbje, lodhje ose plogështi pasi janë trajtuar për sëmundjen Lyme. “Shkenca në lidhje me simptomat e vazhdueshme të lidhura me sëmundjen Lyme është e kufizuar, në zhvillim dhe e paqartë”,– sipas Qendrave të SHBA-ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Më 6 gusht, Bella Hadid shkroi një postim të gjatë në Instagram rreth faktit që nuk u dorëzua, pasi ajo vazhdimisht lufton për të përmirësuar shëndetin e saj.

Ajo shprehu mirënjohjen e saj për nënën Yolanda Hadid, e cila u diagnostikua me sëmundjen rreth vitit 2012, për mbajtjen e shënimeve të të dhënave të saj mjekësore dhe për mbështetjen gjatë udhëtimit të saj shëndetësor.

“Të jetosh në këtë gjendje, duke u përkeqësuar me kohën dhe punën, ndërsa përpiqesha të përmirësoja veten, familjen time dhe njerëzit që më mbështesin, krenarë, më kishte dëmtuar në mënyra që nuk mund t’i shpjegoj”,– shkruan modelja ndër të tjera.

Megjithatë, ajo tha se donte që fansat e saj ta dinin se ajo është mirë dhe se nuk duhet të shqetësohen për të.

Bella shtoi se ky lloj trajtimi e ka formuar dhe e ka bërë më të fortë.

“Unë nuk do të ndryshoja asgjë për botën. Nëse do të më duhej të kaloja përsëri të gjitha këto, për të arritur këtu, pikërisht në këtë moment në të cilin jam tani, me të gjithë ju, më në fund e shëndetshme, do t’i bëja të gjitha përsëri. U bëra kjo që jam sot.”

Në postimin e saj, Bella veçoi foto të të dhënave mjekësore që datojnë që nga viti 2013, të cilat zbuluan disa nga simptomat e saj, si lodhje ekstreme, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, dhimbje gjoksi etj.