Vizitë e sponsorizuar e Albinit në Tetovë dhe Çair!

Medai Shaholli

Ashtu siç bën të ditur ‘Lajmi’ se më 11 gusht kryeministri i Kosovës Albin Kurti do ta vizitojë Tetovën dhe Çairin, ku në kuadër të vizitave të paparashikuara me shqiptarët e ‘Severnës’ do të takojë kryekomunarin Kasami në Tetovë dhe pastaj Mexhitin dhe Belën në Çair.

Sapo u shpërpall lajmi për vizitën e Albin Kurtit në Tetovë dhe Çair, vërshuan komentet dhe dekleratat se po vjen ‘AI Mesia’, ku me këtë vizitë konfirmohet mbështetja për opozitën shqiptare dhe se nga kjo ditë do të ketë ndryshime për shqiptarët në ‘drzhavën Severna’!

Jo jo, nuk do të ketë asnjë nryshim për shqiptarët edhe pas 100 vizitave të udhëheqësve shqiptarë, sepse ndryshimet vijnë nga brenda jo nga jashtë. Këtu të mos ketë iluzione se opozita e sotme mund të vij në pushtet shumë shpejt pas vizitës së Albinit, ato do të mbeten në kuadrin e ëndrrave të parealizuara të kësaj ideje foshnjarake sepse padronët e ‘drzhavës’ kanë bërë zgjidhje tjetër.

Gjithsesi, vizitat e udhëheqësve shqiptarë në mesin vëllezërve të tyre janë të nevojshme dhe të dobishme mes shqiptarëve të dy anëve të kufirit.

Por, ajo që bie në sy është se Albini duket se do takohet vetëm me përfaqësuesit e opozitës shqiptare që po i përqallen atij rreth e rrotull dhe jo me ata të pozitës shqiptare!
Dhe kjo vizitë duket si e porositur me qëllim të ngritjes së rejtingut politik të opozitës shqiptare e cila s’po çan dot përpara ndaj dhe kjo vizitë mund të kuptohet si mbështetje për opozitën.

Në këtë rast vizita e Albinit në mesin e opozitës është e padobishme dhe nuk i shërben interesit mbarë kombëtar, pasi ajo reflekton si mbështetje për opozitën shqiptare që në fakt janë pjesa e shkëputur e pozitës së djeshme për interesa të ngushta klanore.

Le t’i kujtojmë Albinit se po kjo opozitë bashkë me pozitën shqiptare e ka bërë lesheli statusin politik të shqiptarëve e cila gjithashtu ka votuar ndryshime kushtetuese më 2019, ku gjuhën shqipe e lanë brenda saj si gur varri për shqiptarët me një amandament shoven që gjuhën shqipe e quan gjuhë të 20%!

Ndaj, z. kryeministër Albin Kurti, informohu para se të vizitosh drzhavën ‘Severna’ dhe mos u beso sharlatanëve që rrahin gjoks për patriotizëm pasi edhe ata opozitarët e sotëm si integristët e Ali Ahmetit e kanë groposur identitetin gjuhësor që nga MO.

Prandaj, nëse vjen t’i vizitosh shqiptarët dhe të dëgjosh hallet e tyre, takoi të dy palët jo vetëm njërën palë.
Në këtë rast unë nuk po bëj avokatin e djallit për ta mbrojtur DUI-n, pasi dihet qëndrimi im ndaj DUI-it dhe pushtetit por, në emër të interesave madhore kërkoni që partitë shqiptare të bëhen bashkë kur janë në pyetje mbrojtja e interesit kombëtar siç është gjuha shqipe e përdhosur në kushtetutën shovene të ‘drzhavës Severna’.

Në emër të bashkimit të faktorit shqiptar dhe interesave kombëtare ju z Kurti mund t’i bëni thirrje partive politike që t’i thërrasin ndërgjegjes kombëtare, ku në emër të integrimeve europiane të mos çimentosin në kushtetutë edhe njëherë gjuhën shqipe si gjuhë shifrash.

Me rastin e ndryshimeve kushtetuese ju mund të kërkoni nga partitë shqiptare si vëllai që i drejtohet vëllait; Votim me kusht për ndryshimet kushtetuese që nofka e turpit dhe e përdhosjes së identitetit gjuhësor të kombit tonë të fshihet nga kushtetuta dhe të shkruhet gjuha shqipe ashtu siç e meriton gjuha më e lashtë në Europë.

Në të kundërtën, vizita për mbështetje dhe kredi politike të një grupi politik në pozitë apo opozitë nuk i shërbejnë interesave kombëtare por grupeve të interesit.