Anësori i Realit Vinicius Junior e admiron sulmuesin e PSG Kylian Mbappe, raporton Marca.
Sipas burimit, braziliani do të dëshironte të luante me Mbappe në të njëjtën skuadër.
Ai e respekton atë dhe kujton se francezi ishte një nga ata që u ngritën në krah të tij gjatë skandaleve raciste.
PSG-ja e ka pezulluar aktualisht Mbappen nga stërvitjet me ekipin kryesor. Ata duan ta shesin, sepse ai nuk ka ndërmend të vazhdojë kontratën e tij, e cila skadon verën e ardhshme. Vetë Kylian planifikon ta kalojë sezonin në Paris dhe të shkojë në Real Madrid si lojtar i lirë