City zgjedh “pasardhësin” e Mahrez, “qytetarët” gati të paguajnë klauzolën e francezit

Jo më larg se mesditën e së mërkurës, që sapo lamë pas, në mediat e huaja qarkulluan lajme se “qytetarët” e Manchester City janë në kërkim të një lojtari krahu që të mbushi boshllëkun e lënë nga algjeriani, Riyad Mahrez, i cili u transferua te “sauditët” e Al-Ahly.

Opsionet ishin dy, Jeremy Doku nga francezët e Rennes dhe Michael Olise nga anglezët e Crystal Palace, me këtë të fundit, që rezulton të jetë dhe i “përzgjedhuri” i bordit të Manchester City.

Olise është i preferuari i teknikut Guardiola dhe mund të afrohet për një çmim të përballueshëm, me 21-vjeçarin, që ka një klauzolë në kontratën e tij, që e lejon të largohet nëse për të paguhen plot 35 milionë paund, shifër kjo e përballueshme lehtësisht nga “qytetarët”.