Ekzistojnë organizata, të cilat, funksionojnë gati në formë shteti, sidomos ato që janë të kategorisë kushtetutare! Qeverisen, platformën e vet, programet e veta, strategjitë e veta i zbatojnë përmes organeve më të larta kolektive, ekzekutive, ligjvënse, ndërsa efektuohen përmes administratës. Këto organizata drejtohen nga kuadrot që i nënshtrohen meritokracisë dhe afiniteteve të natyrshëm, e kundërta e kësaj do të thotë falimentim, nënshtrim, poshtrim, vasalitet
Nga Mr. Abaz Islami
Me shpërbërjen e ish-shtetit jugosllav u shpërbënë edhe ish-organizmat kolektivë me kompetenca të padiskutueshme. E kësaj kategorie ishte dhe e ashtuquajtura “Bashkësia Islame e Jugosllavisë”, në të cilën aderonin detyrimisht të gjitha bashkësisë fetare islame të republikave dhe krahinave tëatëhershme. Mëvetësimi i RMV-së, si i republikave të tjera, ia hapi shtegun edhe BFI së RMV-së të pavarësohet dhe, nga kategoria statutare të ngritet në atë kushtetuese. U mblodhën ajka e intelegjencies kombëtare e fetare dhe me vullnet tëpaluhatur i hynë një organizimi krejt të ri si të Institucionit ashtu dhe të jetës fetare islame në vend. U punua natë e ditë, nëkomisione të ndryshme, të ndihmuar nga shumë debate e propozime, nga shumë ligjërime profesionale e ndihma vëllazërore nga faktorë të ndryshëm në vend e në botë.
U ngrit sistemi i anëtarësisë, u centralizua buxheti, u krijua njësistem i ri financiar, u centralizua vakëfi, u punua në hartëzimin e vakëfit, u grumbulluan dokumenta, quke qenë në harmoni me faktorin politik mysliman u punua pa rreshtur për decentralizimin e vakëfit të nacionalizuar, u ngritën dhjetra iniciativa për rikthimin e vakëfit, u kompletuan dhe u dorëzuan dokumentat e parefuzueshme, u shpenzua mund e para, u kalua qindra orë nëpër zyrat gjyqësore duke mbrotjtur interesat e Institucionit.
Hartoheshin strategji e projekte, të cilat merrnin formë pas debateve publike, pas konsultimeve me bazën, pas miratimeve nga organi më i lartë i BFI-së (Meshihati, Rijaseti), pas miratimi nga Kuvendi i BFI-së dhe të organizmave të tjerë. Pra, punohej natë e ditë, sepse projktet e miratuara nëpër këta organe duhej tëzbatoheshin! Organet mblidheshin gati çdo muaj, e jo si sot, një herë në vit!
Dikur në BFI hartoheshin strategji kombëtare, zhvilloheshin projekte kombëtare; dikur në zyret e BFI-së zhvilloheshin takime të rëndësishme dhe jetike për kombin në çastet kur po trokiste ora shqiptare, ndërsa sot, në ato zyre, zhvillohen takime me delegacionin rus, me përkrahës të Putinit që zhvillonin propagandë putiniane në prag të invazionit rus mbi Ukrainë!
A ishte i lehtë zbatimi i projekteve, a ishte financiarisht i gatshëm Institucioni për t’i hyrë projekteve? Gjithësesi që po, sepse, projektet mbështeteshin në preventiva të sakta e të sigurtafinanciare, bazoheshin në premtime të shumta vëllazërore për përkrahje të projekteve. Si shembull mund të merret Fakulteti i Shkencave Islame, Konvikti i Medresesë, meremetimi i shumëXhamive të kategorisë me vlerë të veçantë historike e kulturore. Shtimi dhe dispersimi i paraleleve të Medresesë, profesionalizimi i sektoreve të dikurshëm të BFI-së. Kështu, me plotë kuptimin e fjalës, qeverisej dikur me BFI-në! Po sot?
Sot, me BFI-në, mjerisht, administrohet! Nuk dihet kush qeverisë, ndërsa perceptimi i lartë është se BFI administrohet, meqë është shndërruar në filiale të organeve shtetërore që patën strategjinë si ta devalvojnë, ta defaktorizojnë dhe ta sjellin nëkëtë derexhe ku është sot BFI! Me BFI-në nuk lejohet tëvetëqeveriset, porse të administrohet, të zbatohen të tjera plane, që thurren jashtë zyrave dhe jashtë organeve të BFI-së, nga ata që në krye të BFI-së instaluan një person si Shaqir Fetai. Ata qëe njohin këtë person, ata të cilët kanë punuar me këtë person, tëgjithë flasin se Shaqir Fetai asnjëherë nuk ka shprehur interesim për ta kuptuar funksionimin dhe zhvillimin e këtij Instiitucioni, ai gjithnjë ka pasur qëndrime të ndërkryera, gjithmonë ka qenëindiferent, flegmatik, asnjëherë nuk është kyçur në debate, nëpropozime, edhe atëherë kur është përfshirë nëpër komisione kontributi i tij ka qenë zero. Ai u instalua në krye të BFI-së pa kurrfarë programi, ai edhe sot nuk ka një strategji të qartë se si tëveprohet, ku të shkohet dhe ku të arrihet me BFI-në! Ai nuk di tëveprojë as me Kushtetutë, as me statute të organeve as me rregullore të patjetërsueshme. BFI sot ka ngelur pa asnjëinfrastrukturë juridike, sepse, dhe ato që ishin dikur “i amortizoi” Sh