UEFA delegon një shqiptar nga Zvicra si refer në ndeshjen Levski-Shkupi

Gjyqtari shqiptar i futbollit në Zvicër, Bekim Zogaj do të jetë ndihmës refer në ndeshjen kthyese të UEFA Ligës së Konferencës që do të zhvillohet sonte në Sofje, mes Levskit dhe FC. Shkupit.

Zogaj do të jetë ndihmës i referit kryesorë Lionel Tschudi dhe ekipit të tij që gjithashtu vijnë nga Zvicra, raporton indeks.mk.

Referat tjerë që do të jenë në këtë ndeshje janë Guillaume Maire-i, ndërkaq gjyqtar i i katër është Lukas Fähndrich-i.

Kujtojmë, ndeshjen e parë mes FC. Shkupit dhe Levskit të zhvilluar po në Shkup, ka fituar ekipi nga Bullgaria me rezultat 2-0.