PSG ka ndërmend që të paguajë 50 milionë eurot e fiksuara në klauzolën e largimit nga Barcelona të sulmuesit francez Ousmane Dembélé.
Klubi parisien i ka dërguar një letër Ligas spanjolle dhe klubit blaugrana ku njofton se do të mbyllë tratativën brenda 5 ditëve.
Barcelona po mundohet që të negociojë më francezët, duke synuar një shifër më të lartë se 50 milionë, por që mund të paguhet me më shumë këste. Nga 1 gushti, është futur në fuqi klauzola tjetër, që e lejon francezin të largohet për 100 milionë euro.