“Kuqezinjtë” e Milan kanë zhvilluar orët e parë të mëngjesit të kësaj së mërkure, miqësoren e radhës në turin parapërgatitor, në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, teksa në “Allegiant Stadium”, të Las Vegasit është mundur nga “katalanasit” e Barcelona me rezultatin minimal, 0 me 1.
“Përgjegjës” për golin e vetëm të sfidës ishte anësori spanjoll i “padëshiruar” nga tekniku Xavi, Ansu Fati, i cili çoi topin në rrjetën e “kuqezinjve”, me një goditje spektakolare në minutën e 55’ të sfidës, duke shtanguar potierin Maignan.
Pas kësaj humbjeje, “kuqezinjtë” e Milan e çojnë në 3 serinë e humbjeve radhazi në turin parapërgatitor, teksa më herët nga humbur ndaj Real Madrid e Juventus. Në krahun tjetër, Barça duket se ka “rigjetur” veten, teksa pas humbjes 5 me 3, ndaj Arsenal ka mundur “galaktikët” e Real Madrid në “El Clasisco” dhe tashmë “djajtë” e Italisë.