PSG u përmbys nga Interi në minutat e fundit dhe mbetet ende në kërkim të fitores së parë në turneun miqësor që po zhvillon një Japoni. Kampionët e Francës u mposhtën 1-2 nga zikaltrit e Simone Inzaghit.
LEXO EDHE:
Milani mbyll me humbje turin në Amerikë, Ansu Fati nderon Barcelonën
Por, trajneri Luis Enrique nuk futet në panik. Spanjolli e cilësoi pozitive performancën e skuadrës së tij, ndërkohë që shprehu vlerësim maksimal për nënkampionët e Europës.
“U zhvillua një ndeshje shumë e mirë. Por është e pabesueshme të kryesosh 1-0 deri në minutën e 80’ dhe më pas të humbasësh! Gjithsesi, unë pashë shumë gjëra pozitive nga djemtë e mi.
Jam shumë i kënaqur, pasi e shoh që skuadra po përmirësohet dita ditës”, deklaroi trajneri i ri i PSG-së, i cili u ndal edhe te kundërshtarët italianë.
“Interi mbërriti i dyti në Champions League. Është një skuadër e nivelit të lartë, me lojtarë që kanë vite që luajnë së bashku.
Ne stërvitemi me njëri-tjetrin prej vetëm 3 javësh. Ka ende shumë punë për të bërë, por jam i kënaqur”, theksoi Luis Enrique.