Indonezia ka blerë 12 dronë të rinj nga Turqia në vlerë prej 300 milionë dollarësh, ka raportuar, të martën, ministria e saj e mbrojtjes. Ky investim është i fundit në një seri blerjesh që synojnë modernizimin e pajisjeve ushtarake të vendit.
Marrëveshja vjen pasi presidenti indonezian, Joko Widodo, paralajmëroi, në korrik, kabinetin e tij që të shfrytëzojnë buxhetin në mënyrë “të shëndetshme” teksa nënvizoi shpenzimet e mëdha nga agjencitë e sigurisë të vendit, duke përfshirë këtu edhe ministrinë e mbrojtjes.
Në janar, Ministri i Mbrojtjes, Prabowo Subianto, nënshkroi një marrëveshje prej 800 milionë dollarësh, për të blerë 12 avionë luftarakë Mirage 2000-5, blerje e cila u kritikua pasi avionët francezë konsideroheshin shumë të vjetër. Indonezia në shkurt bleu gjithashtu 42 avionë luftarakë Rafale për 8.1 miliardë dollarë, të cilët do të disbursohen në faza gjatë disa viteve.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Drejtonte pa patentë në aksin Tetovë – Bërvenicë, arrestohet 48-vjeçari nga Novo Sella
- Dhuna në Vardar – Bashkimi, Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi dhe fund të heshtjes institucionale, VLEN të mos fshihet
- Arrestohet 39-vjeçari nga Bogovina në Gostivar, drejtonte veturën pa patentë
- Një i ri maqedonas pranon Islamin; Hoxhë Sadullah Bajrami bën thirrje urgjente për ndihmë
- Maqedonia e vetmuar!
- Sulmohet fizikisht një 14-vjeçare brenda një xhamie nê Tetovë
- Tetovë: Arrestohet 16-vjeçari nga Sllatina, tentoi të shtypte policët me “Mercedes”
- Gostivar: Arrestohet 25-vjeçari, drejtonte veturën pa leje dhe pa regjistrim
- Digjet një “Range Rover” i një inspektori policor të MPB-së (VIDEO)
- Borë në aksin Tetovë–Gostivar–Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit