Gresa Krasniqi, vajza e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqit, i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me martesë.
Ajo ka pranuar edhe një urim emocionues nga babai i cili gjendet në paraburgim në Hagë.
“Gresë!
Kur një ditë një padrejtësi tinëzare
Mi humbi shpresat për lirinë njerëzore
Fejesa juaj në znanin’ e Padrejtësisë
Me bëri të jetoj me dashurinë e Lirisë!
Gresë!
Sot nuk ndjej asgjë veç Lirisë
Se po martohesh me Sadikun e Dardanisë
Urimet e mija janë si gëzimi i fëmisë
Që gjak e jetë i jep vetëm Lumturisë! “
Jakup Krasniqi’, ishte urimi emocionues, të cilin e shoqëroi me fotografi me vello të bardhë dhe portretin e babait./Indeksonline/