Sadio Mane është deklaruar për herë të parë rreth vendimit për t’u larguar nga Bayern Munichi.
Senegalezi po largohet nga “Allianz Arena” pas vetëm një sezoni të kaluar, prej kur u transferua nga Liverpooli.
Mane, i cili u përball me probleme edhe jashtë fushës, nuk ia doli të linte gjurmë te Bayerni, megjithëse fitoi titullin e kampionit në Gjermani me këtë skuadër.
31-vjeçari tha se ndjehet i lënduar që po largohet nga “Allianz Arena”.
“Largimi nga FC Bayern më lëndon. Do të kisha dëshiruar një fund tjetër. E di që mund ta kisha ndihmuar ekipin këtë sezon. Doja t’ua dëshmoja të gjithëve këtë sezon. Megjithatë, i uroj klubit dhe tifozëve më të mirën për të ardhmen”, tha ai për gazetarin gjerman, Florian Plettenberg.
Sadio Mane udhëtoi së fundmi drejt Dubait për të kryer testet e para mjekësore si lojtar i Al-Nassr.
Ai është pajtuar për një kontratë katër-vjeçare me klubin nga Arabia Saudite.