Bebe Rexha konfirmon ndarjen nga partneri, përlotet gjatë koncertit

Bebe Rexha konfirmoi ndarjen nga ish-i dashuri, Keyan Safyarion, pas 3 vitesh lidhjeje. Ndërkohë që ishte duke performuar në Londër, Bebe shpërtheu në lot dhe tha: “Sapo kalova një ndarje, ndaj mund të jem pak e ndjeshme dhe ju duhet të më ndihmoni”.

Bebe Rexha, e përlotur, konfirmon ndarjen nga partneri që e kritikoi
Besohet se arsyeja e ndarjes mund të jenë komentet e Keyan për peshën e saj. Ajo publikoi në rrjetet sociale disa mesazhe ku ish-partneri e kritikonte.

Bebe Rexha, e përlotur, konfirmon ndarjen nga partneri që e kritikoi për peshën – Celebrity
“Hej, unë s’të kam thënë kurrë që s’je e bukur dhe që nuk të dua. Në fakt, thashë sa e bukur je dhe sa shumë të dua. Por, gjithnjë të kam thënë që do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote ka ndryshuar (për shkak të kilogramëve të shtuar)”, shkruante ai në mesazhet e publikuara.

“Ti shtove 15 kg dhe sigurisht, more peshë dhe fytyra të ndryshoi. Duhet të shtirem sikur kjo s’ka ndodhur dhe është okay?”, shtoi ai.