Arsenali mund të bëjë një tjetër transferim rekord, synon të nënshkruajë me Kvarataskhelian përmes Melusos
Arsenali raportohet se ka shprehur interesim për yllin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia.
Sipas gazetarit, Steve Kay, londinezët besojnë se mundësia e qëndrimit të Victor Osimhen te kampioni italian do të funksionojë në favor të tyre.
Gjithashtu thuhet se Arsenali është forcuar nga një marrëdhënie para-ekzistuese midis klubit dhe drejtorit të ri sportiv të Napolit, Mauro Meluso.
Një marrëdhënie e shkëlqyer është ndërtuar pasi Meluso rekomandoi Jakob Kiwiorin te “Topçinjtë”, përpara se ai të bëhej drejtor sportiv i Spezias. Arsenali e dëgjoi rekomandimin dhe transferoi mbrojtësin polak verën e kaluar.
Nga kjo, ekziston besimi se Arsenali mund të ketë sukses në përpjekjet për transferimin e Kvaratskhelias.
Kay gjithashtu shkroi se Napoli ka refuzuar më parë interesimet nga klubet e Premierligës për gjeorgjianin, pasi atëherë u mendua se Osimhem do të largohej.
Kjo thuhet se mund të inkurajojë klubin italian që të shohë një shitje të mundshme në një këndvështrim më të favorshëm, megjithëse publikisht nga napolitanët është theksuar se të dy, Osimhen dhe Kvaratskhelia, nuk janë në shitje.
Kësisoj, do të duhej një ofertë e madhe nga Arsenali për të realizuar një transferim të tillë, duke mos përjashtuar mundësinë e largimit të ndonjë futbollisti kryesor.
Respekti i ndërsjellë i formuar nga marrëveshjet e mëparshme midis Arsenalit dhe drejtorit sportiv të Napolit mund të shohë një lëvizje të realizuar në fund të afatit kalimtar, por Napoli është një negociator “famëkeq” dhe klubit nga Londra do t’i duhet një shumë potencialisht rekord për klubin për transferimin eventual të 22-vjeçarit.
“Topçinjtë” thyen rekordin e klubit këtë verë me transferimin e Declan Rice nga West Ham United, për 105 milionë funte.
Ndryshe, Khvicha Kvaratskhelia me Napolin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.