Ministri i Financave të Francës, Bruno Le Maire, ka thënë gjatë një vizite të dielën në Pekin se shkëputja e të gjitha lidhjeve ekonomike me Kinën, është një “iluzion”. Ai i ka bërë këto deklarata teksa shumë shtete të Perëndimit tentojnë ta ulin varësinë ndaj gjigantit aziatik. Megjithatë, ministri francez e ka mbrojtur ambicien e Parisit për t’u bërë më e pavarur në disa sektorë, por ka shtuar se koncepti i uljes së rrezikut – që është bërë fjalë kyçe muajve të fundit në Perëndim – “nuk nënkupton se Kina përbën rrezik”. Deklaratat e ministrit francez vijnë teksa disa shtete perëndimore tentojnë ta ulin varësinë ndaj Kinës, sidomos Gjermania, e cila e konsideron shtetin aziatik si partnerin kyç tregtar dhe treg të rëndësishëm për industrinë e saj të automobilave. Shtetet e Bashkuara kanë bërë, po ashtu, thirrje për ulje të varësisë nga Kina. Pekini në anën tjetër e ka kritikuar Perëndimin për tentimet për ulje të varësisë, pasi kryeministri Li Qiang e ka quajtur këtë koncept si “teori të rreme”.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- U paraqitën si agjentë burse dhe e bindën të investonte, si u mashtrua 63-vjeçari dhe humbi 197 mijë euro
- KRSKRR apelon për kujdes në trafik gjatë fundjavës së zgjatur
- Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias, por gazetarët vazhdojnë të jenë subjekt i sulmeve politike
- Azir Aliu: Punësime të reja në shëndetësi sipas nevojave të institucioneve
- Me 70 vota Për, Kuvendi shfuqizoi Qeverinë teknike
- BDI braktisë seancën e Parlamentit, pasi që nuk arriti bllokimin e heqjen e Qeverisë teknike
- Të dhëna alarmante të abuzimit seksual të fëmijëve në Maqedoni, 508 raste për katër vite
- Gashi-Parmelin: Zvicra në vazhdimësi ka mbështetur procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut
- Lajmërohet Arben Fetahu nga Bangkoku!
- Dy nxënës janë therrur ne Shkollen Ekonomike në Tetove