Iu afrua për ta ushqyer, amerikani nuk e dinte se krokodili do t’ia mësynte edhe atij për ta kafshuar (VIDEO)
Një burrë nga Kolorado shpëtoi për pak nga nofulla e krokodilit gati 4 metra pasi i rrëshqiti këmba kur iu afrua për ta ushqyer me një gjeldeti të madh.
Pamjet dramatike u filmuan nga vizitorët në fermën Colorado Gator.
Burri i njohur me emrin Chad iu afrua krokodilit për ta ushqyer, por në momentin që i dorëzoi gjeldetin, atij i rrëshqiti këmba.
Në ato çaste, krokodili mori hov të kafshonte më pas edhe atë.
Krokodili po priste me durim njeriun që erdhi për ta ushqyer, por qëllimi i tij si duket nuk kishte qenë vetëm te gjeldeti, por edhe tek vetë njeriu që do ta ushqente.
Derisa kapi gjeldetin me nofullat e tij, krokodili shfrytëzoi rastin menjëherë për t’iu vërsulur burrit, ky i fundit u rrëzua, por megjithatë shpëtoi. Në ato momente erdhi një punëtor tjetër edhe e qetësoi bishën.