10 oficerë nga ushtria e Nigerit u shfaqën në orët e para të mëngjesit në televizionin shtetëror, duke njoftuar se kishin rrëzuar presidentin Mohamed Bazoum, kishin mbyllur kufijtë e vendit të Afrikës Perëndimore dhe kishin vendosur një shtetrrethim gjatë natës. Duke lexuar një deklaratë me shkrim nga “Këshilli Kombëtar për Shpëtimin e Atdheut” , koloneli Abdaraman, i rrethuar nga nëntë ushtarakë të tjerë, tha: “Ne, forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë, të bashkuar në NSF, kemi vendosur t’i japim fund regjimit të Presidentit Bazum. OKB-ja dhe SHBA-ja kanë dënuar grushtin e shtetit. “Z. Guterres dënon në termat më të ashpër çdo përpjekje për të marrë pushtetin me forcë, çdo sulm kundër qeverisjes demokratike, paqes dhe stabilitetit në Niger”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Guterres. Bazum u zgjodh president në vitin 2021 në atë që ishte tranzicioni i parë demokratik i pushtetit në një shtet që ka parë katër grusht shteti ushtarak që nga pavarësia nga Franca në vitin 1960.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- “Do t’ju vras të gjithëve”, vëllai i viktimës në Roskovec: Refit Buzi na kërcënonte prej kohësh, krimi ishte i paralajmëruar
- VMRO-DPMNE: LSDM, BDI dhe Taravari po heshtin dhe po mbrojnë Valbon Limanin
- Klekovski: Situata në Gostivar po stabilizohet, nuk ka hospitalizime të reja
- Mbi 300 mijë pushime mjekësore në vitin 2025
- MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
- Kasami inspekton fillimin e asfaltimit në lagjen Dardania: Po e transformojmë Tetovën hap pas hapi
- Komuna e Tetovës mirëpriti anëtarët e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane të DioGuardit
- LSDM: Familjet bujqësore po përballen të vetme me pasojat e stuhisë
- Pas zënkës me gruan, merr fëmijën 10-muajsh pa leje dhe largohet për në Zvicër
- Ministri Agon Ferati priti Sh.S. Nicole Varns: Fokus te “25 vite dhe përtej”, modernizimi i Ministrisë dhe bashkëpunimi me SHBA-në