“Po diskutojmë për rikthimin e Rashicës”

Galatasaray është duke u munduar ta rikthejë Milot Rashicën, i cili e bëri një sezon të shkëlqyeshëm në Stamboll.

Ylli kosovar ishte i huazuar tek gjiganti turk për një vit nga Norwich City, tek i cili u rikthye pasi klubi nga Championshipi anglez e mban kartonin e tij.

Por, klubi nga Superliga turke nuk e ka ndërmend të heq dorë nga vushtrriasi.

Zëvendës-presidenti i klubit turk, Erden Timur zbuloi se është duke punuar që ta risjellë ish-futbollistin e Werder Bremenit në Stamboll.

“Jemi duke biseduar për rikthimin e tij, duam që ai të jetë pjesë e skuadrës dhe edhe ai dëshiron të rikthehet. Do ta gjejmë një pikë të takimit”, deklaroi ai për mediat turke.

Në sezonin e fundit Rashica i pati 30 paraqitje me Galatasarayn dhe i zhvilloi 6 gola.

Përfaqësuesi kosovar nuk do të pranojë të luajë në nivelin e dytë të futbollit anglez dhe ai shpreson që klubet ta gjejnë gjuhën e përbashkët në mënyrë që ai të bëhet edhe zyrtarisht pjesë e Galatasarayt.