Inter Miami aktiv në merkato, piketon ish-yllin e Real Madrid

Inter Miami është afër nënshkrimit të Sergio Ramos.

Skuadra Amerikane në të cilën luan Messi, Busquets dhe Jordi Alba, tashmë synon edhe mbrojtësin spanjoll profesionist.

Ramos ishte bashkëlojtari i Lionel Messi te PSG ndërsa për shumë vite ishte rivali kryesor i treshes së lartëpërmendur në kohën e El Clasico.

Media katalanase “Sport” raporton se të dyja palët janë shumë pranë një marrëveshjeje. Inter Miami dëshiron gjithashtu Andres Iniesta dhe Luiz Suarez.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo