Çështja e Mbappe mund të bëhet e madhe, lojtari dhe klubi mund të përplasen në gjykatë

PSG ka vënë në punë ekipin e tyre ligjor për të analizuar kontratën e Kylian Mbappe dhe për të verifikuar nëse ekziston ndonjë mundësi për të paditur lojtarin për mosrespektim të kushteve.

Mbappe tha se donte të përfundonte kontratën e tij në vitin 2024, por kurrë nuk i komunikoi PSG-së se donte të largohej menjëherë. Siç raportohet nga “AS”, lojtari ka refuzuar vetëm në mënyrë legjitime të ushtronte opsionin në favor të tij.

Madje Mbappe mund të ankohet ndaj klubit për presionin e vazhdueshëm që ka hasur prej tyre që ai të largohet menjëherë nga klubi për të mos e humbur sezonin e ardhshëm me parametra zero.

Sipas disa burimeve franceze, Mbappe do të ishte i gatshëm të qëndronte në stolin e PSG-së vetëm për të marrë atë që i takon. Prandaj historia mund të përfundojë në mënyrën më të keqe të mundshme, atë të përplasjeve në gjykatë.