Të nderuar bashkqytetar kërkoj besim dhe vota nga ju për tu zgjedhur President Republike në vitin 2024
Ejup Berisha
Viti 2024 këtu te ne në RMV është vit zgjedhor. Në këtë kohë këtu te ne do të mbahen dy palë zgjedhje. 1.Zgjedhjet Kuvendore dhe 2. Presidencialet. Do të doja shumë që
të kandidohesha në zgjedhjet Presidenciale të vitit 2024 me qëllim që ta provoj fatin tim në garën zgjedhore dhe aftësitë e mia në maje të postit N-1 shtetror. Mendoj se edhe kandidimi por edhe zgjedhja ime për President janë jo vetëm qështje të vështira
por edhe të pamundura meqë prapa meje nuk qëndron asnjë subjekt politik ndërsa si individ vet nuk do të mund ti siguroj as votat e nevojshme që të mund të kandodohem për pjesmarrje në garën zgjedhore. Por i pëlqej vështërsitë dhe sfidat prandaj dua të paraqitem me kandidaturë Presidenti në zgjedhjet e vitit 24.
Shumica e njerëzve do të më thonin lere krejt këtë punë se nuk paske kurrfar gjasash. Por jo unë ja një kohë të gjatë dua që të paraqitem para zgjedhësve dhe atyre tu kërkoj mbështetjen e nevojshme dhe votat e tyre. Dua të themë se edhe unë jamë njeri me ambicje dhe dëshira. Kush nuk i ka këto thuhet se është i vdekur. Dëshira ime nuk është e ndaluar e as absurde por siç thashë është e parealizueshme.Përndryshe unë E.B i plotësoj të gjitha kushtet e parapara me kushtetutë dhe me ligjet egzistuese që e rregullojnë materien e zgjedhjeve Presidenciale. Përndryshe jamë shtetas i RMV-së i cili në 15 vitet e kërkuara ligjore për banim këtu në RMV jo 10 por 52 vite i kamë të banuara këtu. Më tej jamë psiqikisht dhe fizikisht i shëndoshë. Jamë Politolog i diplomuar ma merr mendja se i njoh mirë proceset politike jo vetëm këtu te ne e në rajon por edhe më gjërë nëpër botë. Nuk jamë i korruptuar nuk kërkoj dhe nuk marr ryshfet si dhe rregullisht i gjykoj dhe i çortoj kryesit e këtyre veprave të shëmtuara shoqërore.I gjykoj dhe i çortoj por nuk i dënoj sepse për këto të fundit nuk jamë kompetent unë që ti bëj pra për këto gjëra kompetente janë Prokuroritë, Gjykatat dhe policia e vendit. Më tej jamë i sjellshëm, i ndershëm dhe i edukuar si duhet dhe sa duhet fal prindërve të mi të mrekullueshëm Babit Isufit dhe mamasë time Xhevahires të cilëve u jamë shumë mirnjohëstërë kohës. Të dy këta tërë kohës më kanë këshilluar dhe mësuar që të mos i bëj keq askuj por të bëj vetëm mirë dhe ti ndihmoj çdokuj dhe unë këto gjëra edhe i bëj rregullishtë pa lodhje dhe hezitime. Me bindje politike dhe ideologjike jamë demokrat e respektoj mendimin e lirë të secilit individ nuk dua ti imponoj me dhunë bindje dhe koncepte askuj. Më pëlqejnë debatet dhe konsultimet konstruktive. Jam transparent dhe e respektoj lirinë e sjelles dhe të zgjedhjeve të bëra nga secili qytetar. Shumë gjatë kohë i kamë pranuar, përfillur dhe zbatuar vlerat civilizuese dhe ato europjane.Me këtë rast dua që bashkqytetarëve të mi tu themë se sikur të bëhesha President Republike gjithçka për ta do të jetë më mirë, më lehtë dhe më ndryshe. Unë do të jemë President i të gjithëve dhe tërë kohës do të bashkoj dhe unifikoj e nuk do të ndaj dhe përqaj. Do të jemë President i të gjithëve jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. Dua mbështetje dhe vota në këmbim të mbështetjes, përkrahjes dhe ndihmës që do tia jap çdo qytetari të RMV së pasi të jemë zgjedhur President Republike.