E ironizoi për këndimin live, Dafina i përgjigjet Aleksandër Gjokës

“Hajde live hajde. Pupupu çfarë turpi. Ec aty VIP”, ishte ky reagimi që këngëtari Aleksandër Gjoka, pati në rrjete sociale për performancën e Dafina Zeqirit në një koncert të fundit duke e quajtur një turp, pasi nuk po këndonte live.

Dafina duket se i është përgjigjur duke postuar një video të sajën ku bën mimika që tregojnë se nuk i intereson se çfarë thonë të tjerët.

Krah videos ajo shkruan: “M’tha, i’thash….. Mos u shqetëso për atë që po bëj unë, shqetësohu se pse je i shqetësuar për atë që po bëj unë”. Më pas shton në koment: “Ju dua të gjithëve kaq shumë! Ne e duam njëri-tjetrin haha kjo ka rëndësi sa me fat jam që kam njerëz të mirë që nuk gjykojnë dhe jetojnë për vete!”