“Eliminimi i Shkëndijës, zhgënjim i papritur”, gazetari i njohur sportiv Shaban Sinani: Njerëzit kompetent duhet të japin llogari
Shkëndija është mposhtur nga skuadra e Haverfordëest nga Uellsi pas penalltive (3-2), në ndeshjen kthyese të rrethit të parë të Conference League, shkruan Open-TV.
Këtë eliminim nuk kanë mundur ta pranojnë lehtë as tifozët e skuadrës, pasi që kundërshtari ka qenë një skuadër tejet modest.
Gazetari i njohur sportiv nga Tetova, Shaban Sinani nga Klan Maqedoni për Open-TV komentoi eliminimin e papritur të kuqezinjve. Ai tha se kjo humbje ka zhgënjyer futbolldashësit.
Sinani theksoi se njerëzit kompetent të klubit duhet japin llogari për humbjen
“Eliminimi i Shkëndijës është një zhgënjim i papritur për opinionin më gjerë futbolldashës. Shtrohet pyetja se çka po ndodh me klubin kur eliminohet nga një skuadër amatoreske siç është ekipi i Uellsit, FC Haverfordwest. Besoj se njerëzit kompetent duhet të analizojnë shkaqet dhe të japin llogari. Shkëndija dhe fansat e saj gjithmon meritojnë më tepër”, deklaroi Sinani. (Open-TV)
8