Barcelona është e përgatitur të shesë shtatë futbollistë të ekipit të parë.
Katalunasit po kanë probleme me financat, prandaj janë të detyruar të shesin disa lojtarë që ta përmirësojnë situatën.
Kampioni i Spanjës ka mirëpritur si agjentë të lirë Ilkay Gundoganin dhe Inigo Martinezin, derisa edhe nënshkruan me talentin e Athletico Paranaense Vitor Roque.
Sidoqoftë, pas këtyre prurje ata janë të detyruar të shesin shkaku i rregullave të fair-playit financiar prandaj mediumi katalunas “Sport” thotë se shtatë lojtarë do të shiten.
Katalunasit kanë vendosur se lojtarët që do të ‘sakrifikohen’ janë Clement Lenglet, Franck Kessie, Eric Garcia, Sergino Dest, Alex Collado, Ferran Torres dhe Ansu Fati.
Disa prej tyre veçse ndodhen në bisedime me klubet e tjera, siç janë rastet e Lenglet, Kessie, Garcia dhe Torresit./rtk