Të instalohet Demokracia brenda Partive politike, më shumë liri dhe autonomi veprimi për antarsinë partiake

Ejup Berisha

Demokracia brenda Partive politike ëshë çështje shumë e rëndësishme jo vetëmse për këto subjekte politike por edhe për shoqëritë dhe shtetet në përgjithësi. Demokracia si sistem apo dhe model i udhëhqjes jep një pasqyrë reale se si zhvillohen raportet e brendshme mes udhëheqësisë dhe antarsisë brenda partive politike. Varësisht se si janë të rregulluara këto raporte të dyanshme në Parti të njëjtat e japin letërnjoftimin e saktë të partive politike. Athua vallë një parti kultivon raporte demokratike apo ajo kultivon raporte autokratike shihet në bazë të raporteve reale që zhvillohen në të. Sot gatise të gjithë udhëheqsit e partive thonë se subjektet politike që i udhëheqin ata janë plotësisht demokratike, por a janë me të vërtetë të njëjtat ashtu si thonë këta kjo është qështje për tu analizuar studjuar dhe shiquar brenda partive politike. Kur ka pra demokraci te Partitë politike demokraci partiake ka nëse antarsia e tyre gëzon liri autonomi dhe mundësi veprimi, ndersa nëse ndodh e kundërta atëher nëpër to ka autokraci. Sot akoma me keq nëpër partitë politike është instaluar sistem Presidencialzmi. Ky sistem në masë bukur të madhe e përjashton dhe e eliminon lirinë dhe autonominë e veprimit të antarsisë brenda partive dhe e instalon diktatin e plotë të një individi të njohur si udhëhëqsi apo me termin më shumë të përdorur Lideri. Kjo për faktin se sot brenda partive politike ndikim tejet të madh ka i pari i partisë ndersa të gjithë të tjerët obligohen që ta dëgjojnë, ti binden apo dhe ti nënshtrohen këtij individi. Raportet egzistuese neper partite politike i determinojne edhe raportet e tjera mes individëve në shoqëri dhe në shtet. Mënyra se si rregullohen raportet mes udhëheqësve dhe antarsisë partiake është tregues se cfar sistemi te udhëheqjes praktikohet dhe zbatohet edhe më gjërë. Partitë politike sot kanë ndikim tejet të madh gjithkah në çdo sferë të jetës shoqërore dhe të veprimeve të institucioneve shtetërore dhe publike, prandaj gjithcka që bëhet dhe bëjnë keto subjekte politike reflektohet edhe me gjërë jashta selive të tyre. Nëse Partitë politike e lejojnë lirinë do të thoja dhe autonominë e lëvizjes dhe të veprimit të antarëve të tyre atëher kjo është dëshmi se kontrolli i udhëheqsive të Partive politike në parti është i reduktuar në njëfar mase dhe antarët e saj janë të kursyer nga diktati i udhëheqësve partiak. Nëse antarsia e partive politike kontrollohet në sjelljet, në lëvizjet dhe në veprimet e tyre nga ana e udhëheqësve partiak atëher kjo është dëshmi se këta të fundit lirinë dhe autonominë e veprimit të tyre e kane te kufizuar. Mjeshtër të reduktimit të lirisë dhe të autonomisë së veprimit dhe të sjelljeve të antarsisë partiake janë bërë udhëheqësit partiak. Këta duke akumuluar forcë dhe kompetenca tepër të mëdha për vete në parti e marrin guximin edhe ta eliminojnë edhe demokracinë brenda partive politike. Këta individ e kanë marrë epitetin mjeshtër të autokracisë dhe atë me meritë për faktin se te njejtat ushtrojnë kontrollë të stërtepuar dhe te rrepte ndaj sjelljeve dhe veprimeve të secilit anëtar partiak. Kësaj i thonë monopolizim të skajshëm të partisë politike gjendje e cila ka ndikuar që të ndodhë edhe monopolizimi i rapoteve të gjithmbarshme njerëzore që më shpesh njihet si partizim. Si rrjedhojë apo pasojë i këtij realiteti sot edhe Partitë politike në RMV e kanë shtrirë aq shumë ndikimin e tyre gjithkah në shoqëri dhe në shtet saqë edhe këto e kanë rrezikuar dhe po e rrezikojnë lirinë e çdo individi që nuk ndonjë ndikim në parti.Të reduktohet forca politike e liderëve të partive politike, le të lejohet liri dhe autonomi më e madhe veprimi për antarsinë partiake apo shkurt e qartë thënë le të instalohet demokracia e suspenduar brenda partive.