Duke folur pas përfundimit të transferimit të tij te Inter Miami, Lionel Messi tha se Barcelona nuk ka paraqitur kurrë një ofertë zyrtare që ai të nënshkruajë.
Argjentinasi kishte dhënë detaje rreth afrimit të tij me klubin katalunas, por nuk ishte e dyanshme.
“Barcelona më dërgoi një ofertë, por kurrë nuk më dërgoi një ofertë zyrtare, të nënshkruar dhe me shkrim”, deklaroi ai për Sport në qershor.
Tani, Joan Laporta i është përgjigjur komenteve të argjentinasit.
Presidenti tha për Mundo Deportivo: “Ne i thamë Messit që kur të kishim mjaftueshëm financa për ta nënshkruar, do ta bënim. Kaloi pak kohë, gjithçka u ra dakord me kontratën e tij, por Jorge Messi erdhi të fliste me mua dhe na tha se ai kishte vendosur të nënshkruante për Inter Miamin”.
Jorge Messi më tha se Leo kishte kaluar disa sezone shumë të vështira në Paris, se ai ishte nën presion dhe se ata donin të nënshkruanin për Miamin për më shumë qetësi mendore”.
“Edhe pse Leo donte të nënshkruante për Barçën, ai nuk donte të të jemi sërish nën presion. Ne e kuptuam këtë”, ka shtuar më tej kreu i Barcelonës. +
https://twitter.com/barcacentre/status/1678830165697130506?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1678830253383249941%7Ctwgr%5E23a86d37d850f0068dcb3e0ab06eca25522e1dfe%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Flaporta-thote-se-messi-ka-genjyer-ne-lidhje-oferten-e-barcelones%2F