Dua Lipa ka thënë se shokët/shoqet e saj dhe familjan janë ata që e mbajnë atë me “këmbë në tokë”, pavarësisht famës dhe pasurisë së saj
Kosovarja deri me tani ka fituar një numër të madh të çmimevem, ka një bërë një pasuri që llogaritët të jetë 27 milionë funte dhe po ashtu do të paraqitet në filmin e Hollywoodit Barbie, por shokët/shoqet e pop ylli vazhdojnë ta mbajnë atë me këmbë në tokë.
“Shokët/shoqet e mija dhe familja përkujdesën jashtëzakonsisht shumë që të ecë me këmbë në tokë”, thotë këngëtarja 27 vjeçare e lindur në Londër. “Mund të ulëm në një tavolinë dhe nuk jam personi më i rëndësishëm aty dhe nuk dëshiroj të jem”.
“Kam shokë/qe që me rrethojnë gjatë tërë kohës-ata shpesh me injorojnë edhe në shtëpinë time. Kjo është ajo që unë dua – kjo është perfekte. Puna e ime është e jashtëzakonshme, por me pëlqen të mendoj që jeta ime është normale”, tha ajo duke folur për podcastin “Fearne Cotton on the Happy Place”.
Fillimisht, suksesi ndikoi në jetën e saj të përditshme. “Nuk e kuptoja pse kishte gjithë atë vëmendje”, thotë ajo.
“Nuk dëshiroja që të largohesha nga shtëpia nëse nuk isha e grimuar, për çdo rasti aty ishin paparacit që bënin foto. Këto gjëra nuk bënin punë për muaj dhe me ndaluan që të bëja disa gjëra që dëshiroja t’i bëja”.