Vildania shfaq fundshpinën, tregon si duhet veshur të hënën
Influencierja dhe fotomodelja Vildane Zeneli është shfaqur seksi në fotot e sotme në Instagram
Bukuroshja ka filluar që të jetë aktive në rrjetet sociale pas një pauze disa mujore, madje edhe duke dhënë këshilla se si duhet veshur.
“Të hënën, ne vishemi rozë”, ka shkruar Vildania nën fotot që i ka postuar në Instagram.
Ajo ka pasur të veshur një fustan rozë të shkurtër të cilin e ka përcjellë me taka të gjata dhe syze Dolce & Gabana.
Kujtojmë se edhe para 5 dite Vildania ishte veshur me ngjyrë rozë, të cilën ngjyrë ajo duket se e ka shumë për qejf.