Pogba dëshiron të qëndrojë te Juventusi, nuk preferon transferimin në Arabinë Saudite

Pogba dëshiron të qëndrojë te Juventusi, nuk preferon transferimin në Arabinë Saudite

Paul Pogba nuk e ka ndërmend që të largohet nga Juventusi.

Mesfushori u rikthye në Torino vitin e kaluar, por sezoni i tij i parë pas rikthimit nuk kaloi aspak mirë. Ai vuajti nga lëndimet, teksa regjistroi vetëm dhjetë paraqitje në total.

Pavarësisht kësaj, as për Pogban nuk mungoi interesimi nga Arabia Saudite.
Megjithatë, sipas “L’Equipe”, 30-vjeçari nuk dëshiron që të largohet nga “Zonja e Vjetër”.

Pogba thuhet se dëshiron të qëndrojë edhe për të paktën edhe një sezon, pasi synon të mbetet në qendër të vëmendjes për të siguruar një vend në skuadrën e Kombëtares së Francës për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Vizita e tij e fundit në Arabinë Saudite kishte nxitur thashethemet për një lëvizje të mundshme të afërt, por përfaqësuesi i tij ka treguar për “L’Equipe” se ai ishte atje thjesht për arsye personale.

Paul Pogba me Juventusin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026