Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka zbuluar çmimin që i vendosi Victor Osimhenit, duke paralajmëruar se i vetmi klub që mund ta përballojë atë është Paris Saint-Germaini.
Sulmuesi nigerian është në negociata për të vazhduar kontratën e tij dhe deri më tani napolitanët po i rezistojnë idesë së një klauzole lirimi, transmeton Gazeta Express.
“I vetmi klub që mund të përballojë të na marrë Osimhenin është Paris Saint-Germaini”, tha De Laurentiis për “Sport Mediaset”.
“Pra, nëse Nasser Al-Khelaifi dëshiron të nxjerrë 200 milionë apo më shumë, atëherë ne do të presim dhe do të vlerësojmë”, shtoi ai.
Raportohet se asnjë klub nuk është i gatshëm për të ofruar mbi 100 milionë euro deri më tani, veçanërisht një shqetësim sepse më herët u u tha se çmimi i kërkuar është rreth 150 milionë euro.
Këtë mbrëmje, De Laurentiis zbuloi se çmimi është edhe më i lartë se kaq dhe kjo është arsyeja pse ai është i bindur se reprezentuesi i Nigerisë do të mbetet në klub.
Vlerësohet se PSG-ja edhe mund të bëjë një lëvizje për 24-vjeçarin, vetëm në rast se largohet përfundimisht Kylian Mbappe këtë verë.
Osimhen shkëlqeu në sezonin e fundit me Napolin, që fitoi tiullin e kampionit, duke shënuar 31 gola dhe shtuar pesë asistime në 39 paraqitjet e tij në të gjitha garat.