Granit Xhaka ka kompletuar transferimin e tij në Gjermani te skuadra e Bajer Leverkuzenit. Pas shtatë vitesh, futbollisti nga Kosova mbylli karrierën te Arsenali, duke u larguar si një legjendë e klubit.
Ai ka treguar edhe arsyet pse e çuan deri në këtë vendim. Ndër tjera, Xhaka theksoi se nuk ishte arsyeja gruaja e tij.
“Ka pasur gjithandej spekullime se gruaja ime nuk ishte më e lumtur në Angli. Kjo s’është aspak e vërtetë. Është fakt se unë jam person që gjithmonë më interesojnë sfidat e reja”, ka thënë ai për Keystone-SDA.
“Pas shtatë vjetësh, ishte koha për diçka krejt të re. Liga nuk është e re, por klubi po. Gjatë bisedimeve me drejtorin sportiv dhe Çabi Alonson (trajnerin), kam ndier se projekti afatgjatë në Leverkuzen ishte më i vlefshëm dhe se më përshtatej 100 për qind”, ka shtuar Xhaka