Përfaqësuesi i Izraelit në OKB i bën thirrje Guterres të tërheqë dënimin ndaj sulmeve izraelite

Përfaqësuesi i Përhershëm i Izraelit në OKB, Gilad Erdan kërkoi nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres që të tërheqë dënimin që ai ka bërë ndaj sulmeve të Izraelit në Jenin.

Dënimin e sulmeve të Izraelit në Jenin nga Guterres, Erdan i ka cilësuar si “të turpshme, të ekzagjeruara dhe plotësisht larg të vërtetës”.

Erdan ka mbrojtur idenë e tij se prania ushtarake e Izraeli në Jenin është vetëm “të luftojë me terrorin vrasës palestinez” dhe i ka bërë thirrje Guterresit që të tërheqë dënimin e tij lidhur me temën.

Zëvendës zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së, Farhan Haq në një deklaratë me shkrim tha se Guterres ka shprehur mendimet e tij se i “qëndron pas” këtyre mendimeve.

Ai shtoi se Guterres në deklaratat e tij dënon të gjitha ngjarjet e dhunshme që vendosin në objektiv civilët në Palestinë dhe në Izrael.

Kreu i OKB-së dënoi dhunën e Izraelit kundër civilëve

Lidhur me zhvillimet në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor nën pushtim, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha: “Dënoj të gjitha aktet e dhunës që vendosin në objektiv civilët”.

Guterres ka theksuar se sulmet ajrore dhe tokësore që Izraeli ka ndërmarrë ndaj një kampi të populluar të refugjat

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo