Bayern pa “krahë”, “bavarezët” kërkojnë Walker

Pas përfundimit të huazimit të anësorit portugez, Joao Cancelo dhe francezin tjetër të mbrojtjes, Benjamin Pavard, i cili është në kërkim të një “aventurë” të re për vazhdimin e karrierës së tij, tashmë “bavarezët” duhet të mendojnë për afrimin e një anësori.

Prej shumë kohësh, media lidhnin anësorin e “qytetarëve” të Manchester City, Kyle Walker me një kalim në Bundesliga dhe mesa duket diçka e tillë do të arrihet, teksa ditët në vijim pritet të arrihet akordi mes klubit e lojtarit.

Sipas raportimeve, lojtarit anglez i është ofruar një kontratë 3-vjeçare nga kampionët e elitës gjermane dhe tashmë pritet të gjehet dhe dakordësia mes 2 klubeve për shërbimet e anësorit të mbrojtjes.