Mediumi i njohur ESPN ka renditur dhjetë trajnerët më të mirë në botë në sezonit 2022/23, ku listës i prinë Pep Guardiola i Manchester Cityt.
Përfundimi i sezonit të rregullt në botën e futbollit ka bërë të ketë ndryshime në renditjen e trajnerëve më të mirë. Është mediumi i njohur ESPN që ka publikuar listën me dhjetë trajnerët më të mirë në botë për këtë sezon, të bazuar votat e dhëna shkaku i rezultateve.
Fitimi i tre trofeve nga Manchester City ka bërë që Guardiola ta marrë fronin si trajneri më i mirë i sezonit 2022/23. Guardiola ka lënë pas vete trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelottin, ndërsa podiumi plotësohet nga Luciano Spalletti, i cili fitoi titullin e Serie A me Napolin.
Në vendin e katërt është renditur Mikel Arteta i Arsenalit, në të pestin Jurgen Klopp i Liverpooli, ndërsa në vendin e gjashtë Lionel Scalonni i Argjentinës. Vendi i shtatë është rezervuar nga Erik ten Hag i Manchester Unitedit, i teti nga Roberto De Zerbi i Brighton, i nënti nga Simone Inzaghi i Interit dhe Xavi i Barcelonës mbyll top dhjetëshen.