Azpilicueta largohet nga Chelsea, nënshkruan me Atleticon

Kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta, i ka dhënë fund 11 viteve të mbushura me trofe në klub dhe ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me Atletico Madrid.

Mbrojtësi 33-vjeçar spanjoll fitoi çdo nder në Stamford Bridge, duke përfshirë dy tituj të Premier League dhe Champions League.

Azpilicueta kishte 12 muaj të mbetur në kontratën e tij me Chelsea.
Azpilicueta filloi me klubin e fëmijërisë Osasuna dhe kaloi dy vjet në Marseille para se të përfundonte një transferim 6.5 milionë funta te Chelsea në gusht të vitit 2012.

Mbrojtësi i krahut vazhdoi të shënojë 17 gola në 508 paraqitje për klubin perëndimor të Londrës dhe pasoi Gary Cahill si kapiten në viin 2019.