Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1.4 milionë njerëz vdesin çdo vit në 53 vendet e rajonit evropian nga shkaqe që lidhen me ndotjen dhe ndryshimet klimatike. Vetëm vitin e kaluar, rreth 20,000 njerëz humbën jetën nga nxehtësia ekstreme në atë që ishte vera më e nxehtë e regjistruar në Evropë, sipas OBSH.
Këto të dhëna do të diskutohen në Konferencën e Shtatë Ministrore për Mjedisin dhe Shëndetin në Budapest. ministrat evropianë të mjedisit dhe shëndetësisë do të angazhohen për të ndërmarrë veprime urgjente për të reduktuar atë shifër marramendëse dhe për të mbrojtur mbijetesën tonë në këtë planet.
Ata pritet të miratojnë një deklaratë me një sërë veprimesh për të përgatitur më mirë sistemet shëndetësore për të trajtuar ndikimin e ndryshimeve klimatike, për të zvogëluar efektet shëndetësore të ndotjes, dhe të integrojë konsideratat e natyrës dhe biodiversitetit në mjedisin dhe politikat shëndetësore.
“Parandalimi i mbi një milion vdekjeve çdo vit për shkak të faktorëve të rrezikut mjedisor është në dorën tonë, ne e dimë se çfarë të bëjmë dhe tani është koha për t’i kthyer fjalët në veprim. Çdokush ka të drejtën për një mjedis të pastër, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. Megjithatë, kriza e trefishtë mjedisore – ndryshimi i klimës, ndotja dhe humbja e biodiversitetit – kërcënon vetë ekzistencën tonë dhe atë të planetit tonë, shtëpinë tonë.”, tha Dr Hans Henri P. Kluge, Drejtor Rajonal i OBSH-së për Evropën.