Konjufca: Raportet me Ramën janë lënduar, por me Kurtin do të takohet së shpejti

Kryeparlamentari Glauk Konjufca deklaroi se raportet e kryeministrit Albin Kurti, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, janë lënduar, por sipas tij, nuk janë acaruar sa për të mos u takuar.

Ai tha para mediave të enjten se Kurti do ta takojë “së shpejti” Ramën, pasi sipas tij, kjo duhet të shihet nga pikëvështrimi i interesit mes dy vendeve.

“Kjo do të rregullohet se shpejti, ata do të takohen së shpejti”, tha ai.

“…Kosova gjithmonë ka bërë hapa gjigantë në kauzën e vet, në çdo kohë, për sa kohë që Republika e Shqipërisë i ka qëndruar prapa. Mua më kujtohen vetëm 2-3 momente nga vitet e 90-ta, edhe gjatë kohës së presidentit Rugova, ku Shqipëria i ka dalë kundër Kosovës. Ato kanë qenë raste shumë të rralla”, deklaroi Konjufca.

Kryetari i Kuvendit i përmendi “krizat” që sipas tij, Kosova i ka pasur me Shqipërinë

“Vetëm një moment ose 2 kanë qenë momente krizash, kur kryeministri shqiptar i ka dalë kundër presidentit ose ministrave… ne patëm një krizë në 2017-n, kur u duk se sikur për Kosovën, edhe Republika e Shqipërisë po është në anën e shkëmbimit territorial. Mendoj se kjo e dëmtuar Republikën e Kosovës. Mendoj se e ka dëmtuar edhe ideja e ‘Ballkanit të Hapur’. Sepse ky është dallim nga ajo që ka nevojë Kosova. E tash e treta është kjo që po e dëmton Republikën e Kosovës, kur ne jemi në të drejtën tonë dhe ku nuk po na kupton as Republika e Shqipërisë. Prej kësaj nuk ka gjëra pozitive, me këto pozicione Kosova mundet vetëm të dëmtohet”.

Konjufca tha se marrëveshjet mes dy vendeve po nënshkruhen.

“Element i sotëm që ka dashur të përçojë Qeveria e Kosovës ka qenë një porosi minimaliste. Ministrat i nënshkruan marrëveshjet…Krerët më të lartë të shtetit e pritën. Janë dakorduar, marrëveshjet i kemi por ishte dëm i madh që s’u bë në mbledhjen e qeverive. Ishte ide e kryeministrit (Kurtit) që kjo të kalojë sot kështu. Mirëpo edhe z.Ramën e pritën figura më të larta shtetërore. Po të kishte diçka shumë shtetërore kundër tij nuk do ta prisnim edhe ne”, shtoi ai para gazetarëve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo