Pa dyshim që askush nuk do t’i afrohet kurrsesi kontratës marramendëse të arabo-sauditëve për Kristiano Ronaldon, prej 200 milionë eurosh në sezon, por gjithsesi ajo e radhës i drejtohet Bernardo Silvës. Mesa duket, në lindjen e largët janë të dashuruar me portugezët, sepse ndryshe nuk shpjegohet: plot 100 euro për çdo minutë të qëndrimit të tij në Arabinë Saudite.
E pabesueshme, por e vërtetë, 100 euro në minutë, ose e thënë ndryshe milionë euro në sezon. Është kjo ajo çfarë i ofron klubi i Al-Hilalit fantazistit të Mançester Sitit, për t’iu bashkuar.
Dhe pa dyshim që në të tilla shifra është më shumë sesa e lehtë që të joshesh dhe me shumë mundësi, do të jetë kjo skuadra e ardhshme e 28-vjeçarit. Kjo mendohet se do të jetë goditja e ardhshme e bujshme e arabëve, edhe pse kur mendon që Kristiano fiton 380 euro në minutë, Bernardo Silva, përpara shokut dhe kapitenit të tij të Kombëtares portugeze duket një varfanjak, edhe pse jo aq…