Putin: Rusët janë më të bashkuar se kurrë

Rusët janë “të bashkuar si kurrë më parë”, pohoi presidenti rus, Vladimir Putin teksa synon të ruajë besimin pas revoltës jetëshkurtër të Wagnerit.

Takimi i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), i organizuar nëpërmjet videokonferencës nga India, i ofroi presidentit rus një nga platformat e pakta të mbetura në politikën ndërkombëtare ku mund të dëgjohet.

“Populli rus është i bashkuar si kurrë më parë,” tha Putin, shkruan Sky News.

“Solidariteti dhe përgjegjësia për fatin e atdheut u tregua qartë nga qarqet politike ruse dhe e gjithë shoqëria duke qëndruar si një front i bashkuar kundër tentativës për rebelim të armatosur.”

Ky ishte samiti i tij i parë shumëpalësh që nga rebelimi i armatosur i udhëhequr nga grupi mercenar.