Sezoni i ri në Superligë do të fillojë më 12 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se edicioni i ri në Superligën e Kosovës do të fillojë më 12 gusht.

Ky vendim u mor këtë të martë pas mbledhjes së mbajtur nga Komiteti Ekzekutiv (KE) i FFK-së.

KE caktoi datën 31 korrik kur do të hedhet shorti i garave për edicionin 2023/2024.
Njëkohësisht garat e Ligës U21, që do të zhvillohet për herë të parë, do të nisin njëjtë me garat e Superligës, më 12 gusht.

Gjithashtu u bë e ditur se Komiteti Ekzekutiv ka miratuar Rregulloret e Garave në të dy konkurrencat.