Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të gjendjes së saj jo të mirë. Ka qenë e ëma e saj që e ka bërë të ditur lajmin duke shprehur shqetësimin për të bijën.
Gjatë kësaj kohe, gjendja e Fjolla Morinës është bërë e ditur edhe nga ish partneri i saj Fisnik Syla, i cili pas disa deklaratave të çuditshme të këngëtares, ka thënë shpesh se ish gruaja e tij ka probleme të shëndetit mendor.
Pasi e ëma e bëri të ditur gjendjen e Fisnik Syla ka bërë një deklaratë të gjatë në InstaStory ku shprehet se Fjolla nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk duhen marrë për bazë akuzat dhe deklaratat e saj por kërkoi të mirëkuptohej.
“Reagim publik.
Të nderuar, po e ndjej të nevojshme ta bëj këtë sqarim për opinionin lidhur me deklaratat e fundit që ka bërë F.M (emër i njohur për publikun) Tashmë siç jeni të dëshmuar, gjendja shëndetësore e personit në fjalë nuk është në stadin më të mirë të mundshëm dhe rrjedhimisht edhe ato që thotë nuk mund të merren si të vërteta e as nuk janë të vërteta. Po e ndjej si detyrim ndaj opinionit publik që të sqaroj të vërtetën mbi personal e përmendur në video, në veçanti mikut tim me inicialet D.K, i cili ka qenë një ndihmesë shumë e madhe e jona në kohën kur ajo ndodhej në paraburgim dhe e them pa mëdyshje që është nga personat më bamirës dhe më human që njoh. Lus të gjithë njerëzit që ta mirëkuptojnë gjendjen e rënduar të zonjës në fjalë dhe të anashkalojnë deklaratat e pavërteta të saj.”- shkruan ai.
Ndërkohë kujtojmë se Fjolla Morina ka bërë një deklaratë të çuditshme në rrjete sociale, ku tregonte për gjurmët e fundit të të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj, duke përmendur disa emra që sipas saj fshihen pas zhdukjes.