Paris Saint-Germain ka caktuar një konferencë për shtyp nesër pasdite në terrenin e ri stërvitor të klubit në Poissy, gjatë së cilës Luis Enrique do të zbulohet si trajneri i ri.
Kështu ka raportuar këtë të martë mediumi i njohur francez, “L’Equipe”.
Marrëveshja mes PSG-së dhe Enriques ishte arritur kohë më parë, por zyrtarizimi u vonua, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Enrique raportohet se tashmë ka vizituar qendrën e re stërvitore, aty ku edhe do të prezantohet nesër zyrtarisht.
Presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi ,do të jetë gjithashtu i pranishëm për paraqitjen e parë mediatike të spanjollit si trajner i parisienëve.
53-vjeçari do të zëvendësojë të shkarkuarin, Christoph Galtier.
Enrique është pajtuar për një kontratë dy-vjeçare, me opsion edhe për një vit të tretë.