Ish-presidenti amerikan Bill Clinton zbriti në tokën shqiptare për të nisur vizitën e tij, e cila përkon dhe me festën e pavarësisë së SHBA-së, nesër më 4 korrik.
Kryeministri Edi Rama dhe zv.ambasadori amerikan në Shqipëri dolën në Rinas për ti uruar mirëseardhjen mikut të përjetshëm të kombit shqiptar.
Ajo që ra në sy ishte detaji në xhaketën e Clinton, një flamur të Ukrainës, për të treguar në këtë mënyrë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.
Ndëkohë Tirana është veshur me ngjyrat e flamurit amerikan. Rrugët kryesore ku do të kalojë dhe eskorta që do të shoqërojë Klintonin janë zbukuruar me flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat nesër festojnë dhe Ditën e Pavarësisë.