Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton, ka arritur para pak minutash në Tiranë, njofton Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai e ka pritur Presidentin Clinton në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për vizitën e parë të tij në Shqipëri.
“Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri” ka shkruar kryeministri shqiptar
Rama njoftoi qytetarët se sot në mbrëmje, te Kryeministria në Tiranë, është organizuara ceremonia e pritjes së Presidentit amerikan.
“Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët”, shkroi Rama.