Ajo kurrë nuk gabon kur bëhet fjalë për zgjedhjet e saj për modën.
Dhe Rita Ora “ngriti temperaturat” kur mbërriti në shfaqjen e Azzedine Alaïa gjatë Javës së Modës në Paris të dielën, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 32 vjeçe, kishte veshur një fustan të tejdukshëm me material dantelle për këtë rast, duke mos i lënë thuajse vend imagjinatës.
Fustani i zi elegant theksoi çdo centimetër të figurës së saj të pabesueshme të trupit, ndërsa Rita vendosi të shfaqej pa sytjena poshtë materialit të tejdukshëm dhe veshi vetëm një palë tanga të holla.
Ajo kishte mbathur një palë taka të larta të zeza, ndërsa u shoqërua nga një shok i saj në ngjarjen e modës.
Rita i kishte lidhur flokët e saj bionde në një bisht, teksa theksoi tiparet e saj të fytyrës me aplikimin e një game të mrekullueshme të makijazhit. Bukuroshja hoqi bizhuteritë dhe e la fustanin të fliste vetë teksa shfaqte besim para kamerave të pritjes.
Edhe të shtunën, Rita ora dukej provokuese në një mini-fund ngjyrë rozë kur u shfaq në koncertin e Paradës së Krenarisë në Londër.
Këngëtarja ishte në elementin e saj teksa interpretonte disa nga hitet e saj të jashtëzakonshme para turmës së mbledhur për të festuar të drejtat e komunitetit LGBT+.
Ylli i muzikës pop ka pak ditë që ka publikuar këngën e saj më të re, “Don’t Think Twice”.
Është kënga e tretë nga albumi i saj i ardhshëm, “You & I”, i cili eksploron rrugëtimin e dashurisë së çiftit Rita Ora dhe Taika Waititi.
Rita tha për këngën: “’Don’t Think Twice’ është të mos mendosh dy herë dhe thjesht të kërcesh, në mënyrë romantike”.
“Ju jetoni vetëm një herë, kështu që në të vërtetë duhet të kapësh momentin dhe të mos frenosh nga mendimet se çfarë mund ose nuk mund të ndodhë”, tha ajo.
Kënga e zhanrit eurodance i pason këngëve të tjera të albumit “You Only Love Me” dhe “Praising You”, të cilat tashmë veç janë publikuar dhe janë pritur mirë nga publiku.
Rita së fundmi tha se albumi pasqyron se sa është ‘rritur’ ajo gjatë ‘viteve të fundit’.
Ajo tha në një deklaratë: “Ky album do të thotë vërtet shumë për mua. Është si ditari im i viteve të fundit, është zëri im dhe ndihet kaq i vërtetë për mua dhe atë se kush jam sot”.
“You & I” – vazhdimi i “Phoenix” të vitit 2018 – është albumi i parë i Ritës si pjesë e partneritetit të saj të ri me shtëpinë diskografike BMG, e cila i ka dhënë asaj të drejtat e posedimit të të gjitha fitimeve të muzikës së saj pë të ardhmen dhe të kaluarën e saj, dhe publikohet i plotë më 14 korrik. /Telegrafi/