MUHAMED HALILI
Qëmoti dihet se procesi i Berlinit i inicuar r në vitin 2014 nga ish kancelarja gjermane Angela Merkel është paramenduar si një format i takimeve vjetore midis BE-së dhe Ballkanit perëndimor. Samiti i këtij viti kishte për qëllim përforcimin e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit perëndimor dhe Bashkimit evropian që duhet të rezultojë me dinamizimin e reformave evropiane.
Mesazhi i parë i dërguar nga Berlini ishte se regjioni, në veçanti pas agresionit rus ndaj Ukraninës, i takon Unionit, dhe i dyti ishte se regjionit duhet t’i vihej në dije se vendet e regjionti patjetër duhet t’i tejkalojnë konfliktet e ndërsjella.
Në Samitin e fundit u nënshkruan tre marrëveshtje për mobilitet të cilat parashohin lëvizjen e qytetarëve me letërnjohtime në vendet e regjionit, gjegjësisht hapsirës ballkanike.
Krijimi i Procesit të Berlinit në opinionn ballkanik është interpretuar si një synim i BE-së që ta ngadalsojë dinamikën e integrimit të Ballkanit perëndimor në BE duke penguar deri në mosrealizim anëtarsimin e plotë të vendeve të Ballkanit në BE.
Si të tilla u interpretuan edhe propozimet e presidentit francez Makron për zgjërimin e BE-së pasi të bëhen reformat e brendëshme të BE-së dhe krijimin e një trupi të ri për bashkëpunim politik, ose thjeshtë thënë krijimin e Bashkimit politik europian.
Në Ballkan qëmoti (që pas luftës së Dytë Botërore) kanë ekzistuar plane për krijimin e regjioneve gjeostrategjike ekonomike: Tito atëbotë mendonte të krijojë Jugosllavinë e Madhe nëgjiun e së cilës do të ishin Shqipëria dhe Bullgaria por që kjo nuk u realizua pasi qe kundërshtuar nga Stalini.
Pas shkatërimit ë Jugosllavisë, me insistimin e Millosheviq, u krijua RSJ, një federatë mes Serbisë dhe Malit të ZI. Pastaj edhe kjo u shkatërrua. Planifikohej që pjesë e asaj federate të jetë edhe Maqedonia, por këtë ne e kundërshtuam.në mënyrë kategorike.
Pas kësaj ëndërruam të bëhemi pjesë e asaj që është në vendet skandinavike: Këshilli nordik. Ose diçka e ngjajshme midis Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut-Beneluks. Për këtë hasëm në xhelozinë e vendeve skandinave dhe baltike të cilat në vitin 2021 themeluan regjionin e quajtur Baltoskandi
Pas themelimit të procesit të Berlinit, tre liderë të tre vendeve ballkanike si Rama, Vuçiq dhe Zaev në Novi Sad të Serbisë në vitin 2019 e krijuan Mini-Shengenin ballkanik. Synimi ishte intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik dhe ndërdoganor midis vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim të uljes së tensioneve politike.
Kryeministri shqiptar Edi Rama lëvdohej se ai si lider shtatëlartë (mbi 2 metra i gjatë!) ka krijuar një proekt minor Mini-Shengen në mënyrë të zhvillohet ekonomia dhe është dëmi i vërtetë, thoshte ai, se kosovarët nuk e dijnë se ç’ është politika dhe nuk iu bashkangjitën Ballkanit të Hapur.
Përndryshe, sipas Ramës, do të uleshin tensionet midis Serbisë dhe Kosovës.
Tash në atë pjesë të Ballkanit( si rezultat i Ballkanit të Hapur “të suksesshëm”) ushtria e Vuçiq është në gatishmërinë më të lartë ushtarake, përfaqsuesi i BE-së për politikë të jashtme Borel e lutë Vuçiq ta ulë gatishmërinë ushtarake kurse Kurtin e lutë që të organizojë zgjedhje të parakohëshme lokale në Veriun e Kosovës.
E keqja e kësaj është se të dy refuzojnë. Çfarë roli luan Ballkani i Hapur në këtë serial të krizave dhe mosmarrëveshtjeve?
Krijuesit e këtij procesi më në fund duhet të pajtohen me faktin se Ballkani i Hapur është proekt i dështuar i cili jo vetëm që nuk funksionon por edhe nuk ekziston ose ekziston vetëm në mënyrë fiktive.
Sikur Ballkani i Hapur të ekzistojne realisht, nuk do të kishte nevojë ushtria serbe të kidnaponte dhe paraburgoste policët kosovarë në terren të shtetit tjetër (Kosovës) dhe nuk do të kishte nevojë për lirimin e policëve kosovarë të intervenojnë Borel, Lajçak dhe Eskobar.
Kryeministrja serbe Brnabiq deklaroi se Ballkani i Hapur është proekt origjinal serb dhe se Serbia deri më tash ka pasur dobinë më të madhe ekonomike.
Sikur ky të ishte proekt me të vërtetë i suksesshëm bashkësia ndërkombëtare nuk do ta shpallte Ballkanin perëndimor për zonë më të rrezikshme, në të cilën gati çdo ditë lindin rreziqe për destabilizimin e Evropës.
BE në Samitin e këtyre ditëve (me rastin e përfundimit të kryesimit të Suedisë me BE-në) nga Vuçiq dhe Kurti kërkuan shtendosjen e gjendejs në Veriun e Kosovës/
Nga ana tjetër Vuçiq parreshtur ëndërron dhe flet për botën serbe.
Për Ish kryeministrin maqedonas Zoran Zaev nuk kishte tjetër zgjidhje: edhe Procesi i Berlinit edhe Ballkani i Hapur. Thoshte se automjetet do të kursejmë shumë kohë gjatë kalimit të kufinjëve. Në Tabanocë,në vend të 7 orëve “gastarbajterët” tanë tash presin 10 orë për ta kaluar kufirin. Sa për bashkëpunimin ekonomk me shtetet përreth, bujqit e Maqedonisë ankohen për plasmanin e prodhimeve të tyre bujqësore dhe për çmimin e lartë të prodhimit si dhe çmimin e ultë të shitjes së prodhimeve në Open Ballkan. Politikanët lëvdohen për bashkëpunimin e ngushte politik midis shteteve përderisa odat ekonomike nuk mëshehin dëshprimin e tyre.
Si të shkohet më tej ? Si të shkohet më shpejtë në BE?
SI TË “GJEJMË FORMA TË REJA TË INTEGRIMIT”?
Maqedonia tashmë gati një vit të tërë është e ngarkuar me detyrën e Komisionit evropian që t’i plotësojë kushtet shtesë të “propozimit francez” për ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar,,i cili propozim më vonë u bë propozim i BE-së, si kusht për nisjen e bisedimeve për anëtarsim të Maqedonisë në Union.
Pushteti dhe opozita këto ditë filluan ta përkryejnë gjuhën gjermane nga kolekcioni “gjermanisht me 100 leksione”. Dilema është a është njësoj të thuhet
“pas kësaj punë qëndroj unë” ose të thuhet “unë garantojë”. Përgjigje kësaj pyetjeje portparoli i kancelarit Shollz do të mund të jep pas disa viteve kur do të kristalizohen dilemat gjermane midis zgjërimit të BE-s menjëherë ose gjetjes së “një mënyre të re të integrimit të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian, d debat ky i hapur këto ditë në CDU, siç në Algemanje Cajtung shkruan gazetari i njohur Martens.
Pas akuzave të LSDM drejtuar VMRO-së se partitë motra gjermane të “koleksionit” parti popullore në Parlamentin Evropian nuk e përkrahën rezolutën për gjuhën maqedonase në Bundestagun gjerman ky “garancion” i Shollz dhënë kryeministrtit Kovaçevski në opinion u lansua si triumf i përcaktimit për sukses të ndryshimeve kushtetuese, kusht ky pa të cilin nuk mundet ecje përpara drejt integrimeve evropiane.
Athua kjo për të cilën shkruan Martens është e ngjajshme me diskutimin e Makron në forumin e sigurisë në Bratisllavë më 31 maj se “statusi kvo-ja e tashme nuk është zgjidhje” por edhe zgjërimi i shpejtë me anëtare të reja nuk është gjithashtu zgjidhje. Makron me atë rast theksoi se tu përgjigjesh aspiratave për anëtarsim të plotë të vendeve të Evropës Lindore dhe Ballkanit duhet “të gjinden shumë forma”.
Athua shprehja “të gjehen shumë forma tëi ntegrimit” është identike me ate që e tha Makron para 4 vitesh: Me Ballkanin qëllimi nuk është një proces i zgjërimit.Ajo është një zgjedhje e ciklit të investimeve në planin ekonomik, arsimor, gjuhësor të këtyre vendeve. Kjo është një agjendë strategjike të cilën duhet ta kemi me partnerët tanl, por jo edhe domosdo me anëtarë të ardhëshëm të Unionit” (Frédéric Says-franceinfo)
Në lidhje me të sipërshënuarën konsideroj se pikërisht këtu gjindet dilema jonë: në mënyrë stoike të qëndrojmë në rrugën tonë drejt integrimeve evropiane pa rezultate në sistemin gjyqësor dhe me një gjyqësi të fundosur në humnerë, me prokurorë të korruptuar deri në fyt; me prokurorë dhe gjykatës të korruptuarë për të cilët madje edhe ambasadorët e huaj haptazi filluan të kërkojnë dorëhjekje si dhe me rritjen e ditëpërditshme të kriminalitetit ekonomik, rritjen e korrupcionit, nepotizmit të një vendi ku ministra, deputetë, liderë të partive, me një fjalë funskionarë të larrë politik, rruajnë të drejtën e punësimit të grave të tyre, djemve dhe vajzave, me pa shkollë ose me pak shkollë, disa si prokurorë disa si gjykatës, disa si administratorë në ndërmarrje tejet profitabile kurse qytetarët e thjeshtë të lusin politikanët për punësimin e fëmijve të tyre të cilët nga pamundësia të gjejnë punë në vendin e tyre marrin rrugën për gurbet.
Këtu ndërpriten shpresat tona. I ashtuquajturi “revolucion kulturor i laramanishëm” një simbol i rrëzimit të qeverisë me laps në dorë dhe me hudhjen e koktejeve molotov mbi institucionet e shtetit dështoi. E rrëzuam njerën Familje dhe e instaluam një Familje tjetër më të madhe, më të korruptuar.
Të rinjtlë , fëmijë të funkcionarve të lartë kënaqen me të mirat e shtetit. Fëmijët e
njerëzve të zakonshëm kanë ikur tashmë nga vendi ityre i lindjes me një emër të ndryshuar gjeografik dhe disa prej tyre netët i kalojnë duke fjetur në stacionet e trenave dhe autobusëve të Evropës Plakë duke kërkuar një copë buke për familjet e tyre. Një pjesë e tyre janë gjindur dhe kanë gjetur punë dhe nuk do të kthhehen më kurrë.
Në Maqedoni po “lind” një gjeneratë e re biznismenësh të talentuar në përmasa evropiane që bëjnë biznes madhor “pa asnjë denar”!!!