Keshilltari i Albin Kurtit nga Struga Bekim Qoku pas deklaratave te Ali Ahmetit për të hetuar nipin e tij Drinin pasi ai së fundmi bleu kompleksin Soravia pyet publikisht se cila drejtësi duhet të hetoj nipin e tij.
Na thuaj cila drejtësi, z. Ahmeti,
– ajo që është kapur dhe shkatërruar deri në themel nga BDI,
– ajo me besim vetëm 4%,
– ajo e prokurorëve dhe gjykatësve familjarë të BDI-së,
– ajo me një Komision Shtetëror të Antikorrupsionit që gëzon besim prej 3%,
– apo ajo e Departamentit Amerikan të Shtetit?
Cila drejtësi, z. Ahmeti?
Ndryshe Drin Ahmeti është nipi i Ali Ahmetit ku së funmi është bërë pjesë e lajmeve në Maqedoni për pasurinë që ka krijuar me miliona euro.
Ali Ahmeti na tha sot që
Ramiz Merkon ta hetojë drejtësia dhe
Drin Ahmetin ta hetojë drejtësia.